Muslim
Per tu kyqyr ne forum duhet se pari te regjistroni.


Allahu eshte Nje
 
ForumiAllahKërkoRegjistrohuIdentifikohu
Top posters
MUSLIM (212)
 
La ilahe ilallah (153)
 
Administrator (26)
 
Admin (25)
 
Besimi (2)
 
Omer (2)
 
ahmed (1)
 
Top posting users this week
Top posting users this month

SQARIM rreth mirembajtjes se kti forumi 5 5 1
Share | 
 

 SQARIM rreth mirembajtjes se kti forumi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MUSLIM
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve: 212
Join date: 26/06/2011
Age: 27

MesazhTitulli: SQARIM rreth mirembajtjes se kti forumi   Mon Jun 27, 2011 12:55 am

ES SELAMU ALEJKUM VELLEZER DHE MOTRA QELLIMI I HAPJES SE KSAJ FAQE ESHTE VETEM LEHTSIMI I KERKIM DIJES PER TE GJITHE JU KU NE DOT MUNDOHEMI SE KREJT QFARE POSTOHET TPUBLIKOHET MU NE KET FAQE.DHE DUA TJU INFORMOJ SE NUK JEMI HOXHALLAR DHE NUK KEMI KOMPETENCA PER TU PERGJIGJUR NE PYTJE NE RAST SE DIKUSH PYET DIQKA SIQ E CEKA NE VETEM POSTOJME HADITHE,AJETE NGA KURANI FAMELARTE,DERSE NGA DIJETARET DHE HOXHALLARET E MIREFILLTE



Kur
i dëgjoi këto fjalë myftiu Rebiatu Ereji, Allahu e mëshiroftë, e shtoi
edhe më shumë të qarit dhe tha: Jo, mirëpo ajo që më ka shtyrë të qajë
është fakti se kërkohet të jep fetva prej atij i cili nuk është
kompetent për një gjë të tillë (nuk ka dije të mjaftueshme për atë
çështje), dhe fakti që disa persona që japin feta, këtu afër nesh, më
shumë e meritojnë të futen në burg se sa disa vjedhës.[1]
Këto
fjalë fekihu dhe muftiut të Medines në atë kohë Allahu e mëshiroftë, i
ka thënë sepse fetvaja është diçka e madhe dhe e rrezikshme. Ka pozitë
të lartë, është nënshkrim i madh, madje është nënshkrim për Allahun si
dhe ndalesë ndërmjet Allahut dhe krijesave të tij. Në shumë tekste dhe
gjurmë potencohet rreziku i guximit mbi të, përderisa nuk je kompetent
për një gjë të tillë.


Abdullah ibën Amri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Allahu
nuk e ngrit dijen duke e marrë atë nga gjokset e robërve të Tij, mirëpo
e ngrit dijen me vdekjen e dijetarëve, derisa njerëzit pastaj i marrin
prijës
(dijetarë për fetva) injorantët, të cilët i pyesin dhe ata japin fetva pa dije, këta njerëz shkojnë vetë në humbje dhe i çojnë të tjerët në humbje”.[4]



Abdullah
ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dijetari i këtij umeti
thotë : ” Kush jep fetva verbërisht dhe kjo shpërndahet në mesin e
njerëzve, mëkatin e bartë ai që e jep fetvanë.[5]



Nga
ky kërcënim i ashpër e vërejmë se për këtë arsye selefi dhe dijetarët e
mëdhenj kanë pasur frikë të japin fetva, fjalët e tyre në këtë kontekst
janë të shumta.



Abdullah
ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Ai i cili ju jep
fetva njerëzve për çdo gjë që pyetet, ai është i çmendur.[6]



Berau,
Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: i kam arritur treqind nga
sahabët, luftëtarë të Bedrit çdonjëri nga ata dëshironte që shoku i tij
të jep fetva.[7]



Ibën
ebi Lejla, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: i kam mbërritur 120 nga
ensarët, shokët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi të, kur pyetej ndonjëri prej tyre për diçka çdonjëri nga ata e
këshillonte pyetësin ta pyet një tjetër, edhe ai tjetri e këshillonte
të shkoj ta pyet dikë tjetër derisa pyetësi kthehej përsëri tek i pari
prej tyre që e kishte pyetur.[8]



Ata
ibën Rebah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kam mbërritur disa njerëz të
cilët kur i pyeste dikush diçka dhe jepnin përgjigje dridheshin nga
frika.[9]



Sufjan
Etheuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Jam takuar me fukaha të cilët e
urrenin të përgjigjen në mesele fetare dhe të japin fetva, përpos se
kur nuk kishin zgjidhje vetëm se të japin fetva.[10]



Imam
Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Nuk kam dhënë fetva përderisa
nuk kanë dëshmuar 70 vetë (nga njerëzit kompetent për çështjet fetare),
se unë jam i aftë për një gjë të tillë.[11]



Ebu
Is’hak Esibij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Në atë kohë shihja njerëz
të cilët kur i pyeste dikush diçka, ata i çonin njerëzit prej një
mexhlisi në tjetrin derisa njeriu arrinte tek Seid ibën Musejebi, e
gjitha kjo nga fakti se e urenin të japin fetva.[12]



Ndërsa
Seid ibën Musejebi, Allahu e mëshiroftë, kur jepte fetva apo thoshte
diçka, thuajse çdoherë thoshte: O Allah më shpëto prej saj dhe më ruaj
nga mëkati i saj.






Ibën
Kajimi-Allahu e mëshiroftë, e qartëson më shumë këtë çështje dhe thotë:
Selefi nga sahabët dhe tabiinët e urrenin të shpejtuarit, nxitimin në
dhënien e fetvasë si dhe çdonjëri prej tyre dëshironte që dikush tjetër
ta merr këtë përgjegjësi mbi vete, mirëpo kur e shihnin se një gjë e
tillë i është bërë obligative mbi të, atëherë e jepte mendimin e tij më
të saktë mbi atë çështje, që pyetësi ta dijë dispozitën e asaj që ka
pyetur, duke u bazuar në Kuran, sunet ose në fjalën e kalifëve të drejtë
për atë që pyetej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

SQARIM rreth mirembajtjes se kti forumi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Muslim :: Pytje,Pëgjigjje dhe Sçarime :: Pytje,Pëgjigjje dhe Sçarime-