Për çdo
vit muslimanët e mbarë botës, atyre që Allahu u ka dhënë një mundësi të
tillë, në muajt e bekuar ia mësynë vendeve të shenjta për ta kryer
kushtin e pestë të Islamit, haxhin, e njëkohësisht t’i ngjallin
përkujtimet e tyre për të kaluarën e lavdishme të këtij umeti, të
analizojnë të tashmen dhe të bëjnë plane e të mendojnë për një të ardhme
më të ndritshme.
Po ashtu,
ky është rast i shkëlqyeshëm që muslimani ta përshëndesë mbarë botën
islame përmes takimit, buzëqeshjes dhe përshëndetjes së vëllezërve të
vet haxhinjë, të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme të rruzullit
tokësor, e që i përfaqësojnë muslimanët e vendit përkatës, dhe gëzimi e
hareja që vërehet qartë në fytyrat e tyre sikur do të na thotë se
shpirti dhe zemra e tyre janë të mbushura përplot mesazhe e porosi për
vëllezërit e tyre në anë të ndryshme të botës. Gjuhët e popujve nuk i
kuptojnë, por tërë atë që duan ta shprehin, e thonë përmes gjuhës së
besimit dhe zemrës muslimane, të cilën e kuptojnë të gjithë bijtë e
këtij Umeti.
Haxhi
paraqet manifestim më të madh dhe më masovik vjetor të muslimanëve. Ky
manifestim e tërhek vëmendjen e mbarë botës islame. Mendimet, idetë dhe
ndjenjat e tyre drejtohen në këtë vend. Ata që kanë mundësi për vizitën e
tyre, mezi presin të shkelin në token e shenjtë, përderisa ata që
s’kanë mundësi materiale, mbeten në shpirt dhe ndjenja të lidhura për
vendet e shenjta dhe me shpresë të fortë se një ditë edhe ata do të kenë
një fat të tillë.
Nisur nga
karakteri i tillë i gjithanshëm i haxhit, muslimanët duhet ta
shfrytëzojnë atë për të bërë reformë individuale dhe shoqërore, ta
shfrytëzojnë për t’u pasuruar intelektualisht dhe shpirtërisht.
Haxhi është shtylla e pesë e Islamit, dhe është obligim një herë në jetë për çdo besimtar i cili i plotëson kushtet e parapara.
Allahu i Madhërishëm në shumë ajete flet për haxhin, e që ne me këtë rast do ta veçojmë ajetin vijues:<< Për
hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka
mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu
nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit >> [Ali Imran, 97]
Ibn Kethiri, duke e komentuar këtë ajet, ka thënë: “Ky është ajeti i
obligimit të haxhit.Shumë hadithe përmendin se haxhi është një nga
shtyllat, bazat dhe detyrat themelore të Islamit, për të cilën gjë ka
edhe koncenzus të domosdoshëm në mesin e muslimanëve.Muslimani i
ngarkuar fetarisht me detyra, e ka obligim haxhin një herë në jetë,
sipas vetë tekstit Kur’anor dhe konsenzusit të dijetarëve” (
El-Misbahu-l-munir fi tehdhibi tefsiri Ibn Kethir, 200:233).
Haxhi,me
tërë dispozitat dhe veprimet që e përbëjnë, përmban simbolika dhe
mesazhe të rëndësishme për jetën e besimtarit, e që ne do t’i veçojmë
disa prej tyre, edhe atë, si vijon:
Haxhi, simbol i teuhidit
( Të qenit e Allahut Nje dhe i pashok): Bosht kryesor rreth të cilit
sillet kryesisht i tërë haxhi është Qabjа. Qabja është shtëpia e pare e
ngritur në sipërfaqen e tokës që t’i bëhet adhurim me sinqeritet vetëm
Allahut të Madhërishëm, gjegjësisht demonstrim i teuhidit- të qenit të
Allahut Nji.
Po ashtu, Ibrahimi
alejhisselam i cili ia vuri themelet kësaj shtëpie adhurimi, është
simbol i luftëtarit të palodhshëm e konsekuent për kauzën e besimit të
mirëfilltë në Zotin- teuhidit.
Ibrahimi
alejhisselam, e pas tij edhe Muhamedi alejhi selam dhe pejgamberët tjerë
ndërmjet tyre, e ngritën zërin kundër të pavërtetës, duke ia trandur
themelet idhujtarisë në djepin e vet, e njëkohësisht e ngritën flamurin e
besimit të vërtetë islam se nuk ka zot tjetër pos Allahut në token e
shenjtë, që pastaj ky flamur të valojë edhe në anë tjera të rruzullit
tokësor.
Dëshmi e besimit të fortë:
Haxhi është dëshmi e besimit të fortë e të paluhatshëm në Allahun e
Madhërishëm dhe përqëndrim konsekuent e permanent në fe, përkushtim të
njëmendtë asaj dhe zbatimit të sinqertë e të përpiktë të normave fetare.
Demonstrimi i kësaj të vërtete të pamohueshme reflektohet në shumë kënde:
Sakrifikimi i pasurisë-
Haxhiu për kryerjen e haxhit sakrifikon një pjesë të pasurisë për hir
të Zotit të Madhërishëm, në kohën kur mundësitë e investimit dhe
harxhimit të pasurisë janë të shumta, kurse provokimet e faktorëve të
ndryshëm për orientimin e saj në kanale dhe vende të ndaluara janë në
kulm. Në këtë rast, ndarja e një sasie të pasurisë, që me të të kryhet
ky obligim madhështor islam, është dëshmi e pamohueshme e besimit të
fortë dhe përqëndrimit të denjë në fe.
Durimi-
Haxhiu për kryerjen e këtij obligimi islam kalon me mijëra kilometra
largësi, kurse kjo largësi ka peripeti të ndryshme gjatë kalimit të saj
dhe i mundon udhëtarët derisa ta kalojnë. Mirëpo, besimi i fortë në
zemrën e besimtarit e bën të durueshëm atë ndaj mundimeve dhe peripetive
që i dalin rrugës. Besimi përmes ngjalljes së durimit dominon mbi
lakmitë e njeriut për rehati dhe komoditet.
Pastrimi i shpirtit:
Haxhi, sikur edhe gjithë ibadetet tjera në Islam, ka
karakter reformues në qenien e njeriut. Haxhi, me tërë aktet e
veta, e pastron shpirtin e njeriut nga veset e këqija dhe vetitë
negative të cilat e shëmtojnë personalitetin e njeriut.
Kështu, gjatë haxhit
besimtari ka rast të mënjanojë shumë veti negative, si: azhuriteti,
egoizmi, kopracia, arroganca, mosdurimi, fyerja, mendjemadhësia; kurse
në anën tjetër të pajiset me cilësi dhe virtyte të larta, si: durimi,
qëndrueshmëria, falja, solidarizimi me tjerët, respekti i ndërsjellë,
modestia, maturia, zemërgjerësia, bujaria, tolerance, etj.
Të gjitha këto i
arrinë në sajë të bindjes së fortë të tij se ai përderisa është në haxh,
është mysafir i Allahut dhe natyrisht, si mysafir, duhet të len
përshtypje të mirë, ngase nikoqiri do t’ia paguaj këtë me shpërblime të
shumëfishta në të dy botët.
Lidhja e fortë me
Krijuesin, dashuria ndaj fesë dhe sinqeritetit në kryerjen e veprave,
bëjnë që haxhiu ta sundojë veten dhe t’i asgjësojë vetitë negative të
cilat ia ndynë shpirtin. Prandaj, ai tregohet durimtar ndaj gjithë
pengesave që i dalin para, është falës dhe tolerant ndaj gjithë atyre që
e dëmtojnë, solidar dhe modest me ata që kanë nevojë, zemërgjërë dhe
bujar ndaj të ngratëve dhe të varfërve