Muslim
Per tu kyqyr ne forum duhet se pari te regjistroni.


Allahu eshte Nje
 
ForumiAllahKërkoRegjistrohuIdentifikohu
Top posters
MUSLIM (212)
 
La ilahe ilallah (153)
 
Administrator (26)
 
Admin (25)
 
Besimi (2)
 
Omer (2)
 
ahmed (1)
 
Top posting users this week
Top posting users this month

Share | 
 

 Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyn mëkatet e dy viteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MUSLIM
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve: 212
Join date: 26/06/2011
Age: 27

MesazhTitulli: Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyn mëkatet e dy viteve   Wed Jun 29, 2011 12:20 am

All-llahu i Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë…Disa vlera të kësaj dite:
1-Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja. Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja.
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3)
2-Për këtë ditë është betuar All-llahu. All-llahu i
Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë, por betohet me gjëra të
mëdha. Kjo ditë, është “dita e dëshmuar” në ajetin:
“Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!”. (El-Buruxh: 3)
Dhe kjo ditë është dita “tek” me të cilën betohet All-llahu në Kur’an: “Pasha çiftin dhe pasha tekun!”. (El-Fexhr: 3).
Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë: “dita çift
është dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek është dita e
Arafatit (9 Dhulhixhe).
3-Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.
Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanë
pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi agjërimin e
ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: “I shlyen mëkatet e vitit
të kaluar dhe atij që vjen”. (Muslimi) Agjërimi i kësaj dite është i
pëlqyeshëm për atë njeri që nuk është në haxhxh, ngase Pejgamberi,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjëruar gjatë qëndrimit të vet
në Arafat, bile ka edhe transmetime se ka ndaluar agjërimin në Arafat.
4-Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat.
Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha]
se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë
në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa
në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve,
duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?”. Kurse Ibën Omeri,
radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë: “All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me
ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur
të raskapitur dhe të pluhërosur”. (hadithi është sahih, transmeton
Ahmedi.)
Andaj, duhet shtuar lutjet për falje dhe lirim nga
zjari i xhehenemit, sepse shpresohet që në këtë ditë të pranohet lutja.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Lutja ma e mirë
është lutja e Arafatit, kurse fjala ma e mirë që e kam thënë unë dhe
pejgamberët para meje: la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu,
lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir”. (hadithi
është hasen, transmeton Tirmidhi). Për këtë, muslimani duhet veçuar kohë
për dhikr, lutje dhe istigfar gjatë kësaj dite madhështore, le të lutet
për vetveten, për prindërit, për familjen dhe për mbarë muslimanët.
-Në këtë ditë duhet bërë sa ma shumë tehlil (la ilahe il-lall-llah), tesbih (subhanall-llah) dhe tekbir (All-llahu ekber).
Tekbiret
Sipas sheriatit, në Kurban Bajramin ka tekbir të
përgjithshëm dhe të kufizuar. Tekbiri i përgjithshëm është në çdo kohë
prej fillimit të hyrjës së muajit dhul-hixh-xhe deri në fund të ditëve
të Bajramit. Kurse tekbiri i kufizuar është pas namazeve farze, prej
namazit të sabahut të Ditës së Arafatit deri në namazin e ikindis deri
në ditën e katërt të Bajramit pas ikindisë është sunet pas çdo namazi
t’i këndojmë tekbiret.
Forma e tekbireve
ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER. (tri herë)

Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber. Allahu ekber ue lilahil hamd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyn mëkatet e dy viteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Muslim :: Fikh :: Fikh-