Muslim
Per tu kyqyr ne forum duhet se pari te regjistroni.


Allahu eshte Nje
 
ForumiAllahKërkoRegjistrohuIdentifikohu
Top posters
MUSLIM (212)
 
La ilahe ilallah (153)
 
Administrator (26)
 
Admin (25)
 
Besimi (2)
 
Omer (2)
 
ahmed (1)
 
Top posting users this week
Top posting users this month

Share | 
 

 Hadithe rreth vlerës së leximit të Kur’anit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MUSLIM
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve: 212
Join date: 26/06/2011
Age: 27

MesazhTitulli: Hadithe rreth vlerës së leximit të Kur’anit   Wed Jun 29, 2011 1:30 am

Hadithe rreth vlerës së leximit të Kur’anit










[You must be registered and logged in to see this image.]Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
1- Ebu Umame [radijall-llahu anhu] thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e
All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Lexojeni
Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e
vet”. (Muslimi)
2- Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë
nga Kur’ani e meriton një shpërblim, kurse një e mirë vlen sa dhjetë të
ngjajshme me te. Nuk jamë duke thënë: Elif lam mim, është një shkronjë,
por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një
shkronjë”. (transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih).
3- Nevvas bin Sem’an [radijall-llahu anhu] thotë: “E kam dëgjuar të
Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:
“Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët
vepronin sipas tij në këtë botë (dunja), u prijnë suret “El-Bekaretu”
dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet”.
(Muslimi)
4- Uthman ibnu Affan [radijall-llahu anhu] thotë se i Dërguari i
All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an
dhe ia mëson atë dikujt”. (Buhariu)
5- Ebu Musa El-Esh’ariu [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shembulli i besimtarit që
lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e
së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që
nuk e lexon Kur’anin, është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por
shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e
lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte)
(rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët.
Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kur’anin, është sikurse
shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse
shijen e ka të idhët”. (Muttefekun alejhi)
6- Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vërtet All-llahu me këtë
Libër do t’i ngrit disa popuj, ndërsa do t’i ulë disa të tjerë”.
(Muslimi)
7- Ibnu Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në
dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai e lexon
atë (në namaz) natën dhe ditën , dhe njeriut të cilit All-llahu i ka
dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi”. (Muttefekun
alejhi)
8- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: “Ishte një njeri i
cili lexonte suretul Kehf, kurse pranë tij ishte një kalë i lidhur me dy
litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t’i afrohet, ndërsa kali
filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tregoi për atë që kishte
ndodhur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kjo është
mëshirë, zbriti për hir të Kur’anit”. (Muttefekun alejhi)
9- Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi [radijall-llahu anhuma] tregon se
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Poseduesit të
Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar
në dynja. Vendi yt do të jetë ke ajeti i fundit të cilin do ta lexosh”.
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonë: hadith hasen sahih)
10- Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ruajeni Kur’anin, betohem
në Atë që shpirti i Muhammedit është në duart e Tij, vërtet Kur’ani
zgjidhet më shpejt se sa deveja nga litari i saj”. (Muttefekun alejhi)
11- Ibnu Umeri [radijall-llahu anhuma] tregon se i Dërguari i
All-llahut ka thënë: “Vërtet shembulli i një hafidhi të Kur’anit është
sikurse shembulli i një deveje të lidhur. –Nëse kujdeset për të e mban e
nëse e lë ik”. (Kështu pra është edhe me hafidhin e Kur’anit, nëse
gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë).
(Muttefekun alejhi)
12- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se e ka dëgjuar të
Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:
“All-llahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë
të bukur, melodik e të lartë ta lexojë Kur’anin”. (Muttefekun alejhi)
13- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: “E kam dëgjuar
Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke lexuar në namazin e
jacisë “Vettini vezzejtuni” (suren Tin). Unë nuk kam dëgjuar zë më të
bukur se zërin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”.
(Muttefekun alejhi)/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Hadithe rreth vlerës së leximit të Kur’anit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Muslim :: Video :: Video vetum për Kuran-